Një person është arrestuar në rrugën “Skëndërbeu” në Gjakovë pasi ka goditur me veturë një zyrtar policor, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, sulmi ndodhi pasi i arrestuari ishte revoltuar për shkak të shqiptimit të një tikete për parkim të parregullt të veturës, shkruan Arbresh.info.
I njëjti më pas duke drejtuar veturën ka goditur zyrtarin policor në këmbë, duke i shkaktuar lëndime.
“Rr. Skënderbeu, Gjakovë 17.11.2025 – 13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i revoltuar për shqiptimin e një tiketë për parkim të pa rregullt të veturës, duke drejtuar veturën në drejtim të zyrtarit policor, të njëjtin e ka goditur me veturë në këmbë, duke i shkaktuar lëndime. Viktimës-zyrtarit i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...