Policia e Kosovës njoftoi se i ka shqiptuar gjobë shoferit që lëvizi në anën e kundërt në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në njoftim thuhet se njësia për kontroll të Autostradave në bashkëpunim me atë kufitare, kanë identifikuar shoferin që drejtoi mjetin në anën e kundërt, dhe ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë me 500 euro, pesë pikë negative, dhe I është ndaluar drejtimi i automjetit për 12 muaj.
“Me datën 03.04.2025 në rrjetet sociale është publikuar një video-incizim i një Automjeti duke qarkulluar në kahje të kundërt ne Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”. Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me njësinë kufitare ka identifikuar dhe ndaluar shoferin që ka drejtuar mjetin në kahun e kundërt të lëvizjes, i njëjti është gjobitur me 500 €, 5 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj gjithashtu mjeti përmes kompanisë për tërheqje është larguar nga trafiku”, thuhet nw njoftim./Arbresh.info
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...