Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
“Prizren / 29.11.2025-13:30. Viktima m/k, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes është gjetur e konfiskuar një pistoletë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbbresh.info
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi