Policia e Kosovës ka njoftuar për një operacion të suksesshëm ekstradimi, të realizuar mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas njoftimit zyrtar, i kërkuari ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, për të cilën është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.
“Mbrëmë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve e Policisë së Kosovës, ka realizuar me sukses pranim-dorëzimin e shtetasit L.M., mashkull, 27 vjeç, i cili është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë. I kërkuari ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhja e rëndë” – i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore në aeroport, personi është shoqëruar dhe dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vazhdojë vuajtjen e dënimit./Arbresh.info
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së për zbatimin e Ligjit për...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...