Policia ka njoftuar se persona të panjohur kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër–Lepencit (bajpas-it), në territorin e komunës së Zubin Potokut.
Dëmtimi dyshohet të jetë kryer me mjete të forta.
Rasti është cilësuar si “asgjësim apo dëmtim i pronës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të incidentit.
“ASGJËSIM APO DËMTIM I PRONËS Zubin Potok 22-25.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it).”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se kanali i Ibër-Lepencit ishte sulmuar edhe më 29 nëntor 2024. Policia e Kosovës kishte thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj./Arbresh.info
Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për si...
Sheshi i Vlorës do e mbajë emrin e komandantit legjendar Ade...
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...