Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi të njëjtit gjatë kontrollit në pikën kufitarë në Vërmicë, nën gomën rezervë i është gjetur një kuti me 50 fishekë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se fishekët ishin të kalibrit 9mm, derisa njofton se tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi prej 0.58 gramëve substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“SPK Vërmicë / 18.10.2025 – 20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për shkak se gjatë kontrollit së bashku me oficerët doganor në pikën kufitare në Vërmicë nën gomë rezervë të veturës është gjetur një kuti me 50 fishekë të kalibrit 9mm. Po ashtu tek i dyshuari (në xhep) është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.58 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, njofton PK.
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit