Një person është arrestuar në Skenderaj pasi që dyshohet se ka tentuar ta thyej një barnatore, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 9 fishekë, një leve metalike për hapjen e dyerve, një sprej dhe një maskë të zezë, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Skenderaj 04.12.2024-01:45. Njësiti policor ka dalë në vendngjarje pasi që ka marr informatën se është duke u thyer një barnatore. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 9 fishekë, një leve metalike për hapjen e dyerve, një sprej, një maskë të zezë. I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...
Petkoviq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt nuk nënkupton ...