Policia e Kosovës raporton se është arrestuar një person për organizimin e skemave piramidale në Podujevë.
Sipas policisë, nga lokali i të arrestuarit si prova janë sekuestruar një skaner, dy shtëpiza kompjuterike, letra për printim dhe fletë dëshmi në formë të printuar për lojëra të fatit dhe para të gatshme, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë/24.02.2025-22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar lidhur me veprën e lartcekur dhe nga lokali i të njëjtit si prova janë sekuestruar: një skaner, dy shtëpiza kompjuterike, letra për printim dhe fletë dëshmi në formë të printuar për lojëra të fatit dhe para të gatshme. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...