Një grua ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, të mërkurën paradite.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Arbresh.info se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:20.
Ajo shtoi se me rastin është duke u marrë Njësia e Trafikut e Policisë së Kosovës në Prishtinë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
“Sot rreth orës 11:20 në rrugën ‘Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha ajo./Arbresh.info
Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane
Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte...
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashk...
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...