Presidenti i Kosta Rikës, Luis Guillermo Solis Rivera gjeti një mënyrë tepër interesante për të dalë nga situata me gazetarët, pasi gëlltiti padashur një insekt të vogël gjatë një interviste në natyrë.
“Proteinë e pastër”, ishte batuta e tij. Presidenti nisi të bënte shaka e të qeshte me gazetarët, duke u thënë se videoja do t’i dërgohej CNN-it dhe se ushqimi i pazakontë do ta kthente në subjekt të lajmeve ndërkombëtare.
Videoja e filmuar dhe shpërndarë nga kompania kostarikane e lajmeve, “PZ Actual”, është klikuar 230 mijë herë. Se çfarë ishte ai insekt, këtë e konfirmoi vet Solis Rivera:
“E hëngra grerëzën”, u shpreh ai.
Incidenti ndodhi gjatë turit të presidentit në pjesën jugore të vendit, në ditën kur duhej të përuronte një fabrike asfalti.
Komentet nëpër rrjetet sociale nuk kanë munguar, e më i bujshimi prej tyre thoshte:
“Konsiderojeni të kapërcyer atë që mund të jetë një prej frikave tona më të mëdha. Mos u shqetësoni po e gjetët veten duke gëlltitur ndonjë grerëz. Mendojeni thjesht si shtojcë në dietën tuaj. S’do të keni më nevojë të hani darkë”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit