Një i moshuar gjerman është alarmuar teksa në kopshtin e tij ka identifikuar një kungull në përmasa gjigande.
Frika se kungulli mund të ishte bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore ka bërë që ai menjëherë të lajmërojë policinë.
“Kungulli me peshë 5 kg ndoshta ishte hedhur nga gardhi në kopshtin e 81-vjeçarit”, tha policia.
Për fat të mirë nuk u desh evakuimi i banorëve të Bretten, një qytet afër Karlsruhe në jug-perëndim të Gjermanisë.
Perimja 40cm, e quajtur edhe kungull i njomë – “me të vërtetë dukej si një bombë”, tha policia.
Pasi policia e siguroi të moshuarin se nuk kishte asnjë rrezik, ai e largoi vetë kungullin nga kopështi.
Në Gjermani janë zbuluar shumë bomba të pashpërthyera të rënë nga RAF-i britanik ose forcat ajrore amerikane.
Më 3 shtator, 65,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Frankfurt, që një bombë britanike prej 1.4 tonësh të mund të shpërbëhej.
Ishte evakuimi më i madh në historinë gjermane të pasluftës për një alarm bombash të pashpërthyera.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje