Një nxënës në Kinë e ka pësuar rëndë pasi po bënte muhabet me shokun e bankës gjatë mësimit. Mësuesja ka vendosur ta ndëshkojë duke e rrahur aq fort sa shenjat e gishtave të saj i mbetën në fytyrë.
Ajo është shkarkuar nga puna për 12 goditjet që i dha Xiaochen, i cili është shtruar në spital për të marrë mjekime.
“Mësuesja humbi durimin dhe qëlloi një vajzë para se të godiste Xiaochen”, tha një studente. Djali tha për gazetarët se u ndëshkua pasi mësuesja e kapi duke folur me shokun e bankës. Kështu ajo e nxorri para klasës dhe e goditi vazhdimisht për ti dhënë mësim të gjithëve./oranews/
ZYRTARE: Cherki lojtari më i ri i Man Cityt
Llapi ndahet edhe me Blend Baftiun
Nëna, djali i së cilës i mbijetoi masakrës në Graz: Më telef...
Gattuso favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Italisë
Sulmi me 11 të vdekur në Graz, Austria shpall tre ditë zie
Shkon në 11 numri i të vdekurve nga sulmi në shkollën në Gra...