Një lopë bullgare e quajtur Penka, e cila ishte vendosur të therrej pas kalimit aksidental drejt Serbisë, do të kthehet e sigurt në vendin e saj të origjinës. Njoftimi vjen nga autoritetet veterinare bullgare pas testimeve të suksesshme shëndetësore të lopës.
“Testimet laboratorike rezultuan negative për të gjitha sëmundjen e testuara. Lopa nuk do të therret dhe do t’i bashkohet tufës së saj brenda fundit të javës”, njoftoi Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore ditën e hënë.
Penka ishte larguar më 12 Maj nga tufa e saj, teksa kulloste pranë fshatit bullgar Kopilovtsi. Lopa e humbur kishte arritur deri në Serbi, kur një fermer serb e kishte identifikuar nga numri i saj i matrikullës dhe e kishte kthyer pas dy javësh tek pronari i saj, Ivan Haralampiev.
Por këtu nisën edhe problemet për Penkan. Rregullat europiane përcaktojnë qartë se kur importohen kafshë të gjalla, është e nevojshme që lopa të ketë një certifikatë veterinare që vërteton shëndetin e saj, përpara se të kthehet në BE. Në mungesë të këtij dokumenti, autoritetet bullgare kishin kërkuar që të vritej.
Pronari i saj lëshoi një apel publik për ta shpëtuar dhe historia e Penkas u vë në qendër të mediave dhe rrjeteve sociale europiane.
Mbi 25 mijë njerëz nënshkruan një peticion online për të shpëtuar Penkan, ndërsa ish anëtari i Beatles, Paul McCartney kërkoi në rrjetet sociale që lopa të shpëtohej, duke përdorur edhe hashtagun #SavePenka. Çështja madje u diskutua gjatë edhe gjatë një mbledhjeje të Komisionit Europian.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe lopa qëndroi në karantinë, larg presionit të mediave. Pronari i saj falënderoi të hënën të gjithë ata që e ndihmuan të shpëtonte lopën e tij. Fermeri modest ka ndërmend ta shpërblejë lopën e veçantë me ushqim luksoz dhe shumë përqafime.
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike