Kjo gojëdhënë mbi dymijë vjeçare kujtohet çdo muaj prill sipas kalendarit Alla Turke, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme. Sipas rrëfimeve të transmetuara nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit Prill lidhen me “mitin e plakave”.
“Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”. Legjenda thotë një herë e një kohë disa plaka u ngjitën në mal dhe thirrën me të madhe: “Lamtumirë Dimër, Vafsh në Djall!”.
Ishte Prill, por dimri vendosi të kthehej sërish. Muaji Prill i kërkoi muajit Shkurt t’i jepte disa nga ditët e tija për t’i ngrirë plakat si për t’ju kujtuar që dimri nuk ka ikur dhe është më i fuqishëm se ato, dhe që është një fenomen natyror që duhet respektuar.
Plakat vdiqën nga i ftohti dhe më pas erdhi pranvera sërish. Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.
Ndaj gati një javë në muajin Prill kthehet dimri, i cili sjell reshje shiu thuajse në të gjithë Shqipërinë dhe pas shirave vjen pranvera e vërtetë. Kjo javë ka nisur me reshje shiu ndaj kujtoni se kanë ardhur plakat.
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...
Dështimi i Milanit në Serie A, largime të mëdha nga klubi nu...
Pesë të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Gjilan-Ka...
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit