Një burri në Kinë i janë dashur vetëm 10 minuta pasi kaloi testin e vozitjes, që veturën e re që e bleu të përfundojë me të në ujë.
I gëzuar se kishte kaluar me sukses testin e vozitjes, Zhang kishte vendosur ta bëjë një xhiro me veturën e tij të re – por një veprim i tillë i kushtoi shtrenjtë.
Derisa po shikonte në telefon u shpërqendrua dhe humbi kontrollin mbi timonin, duke rënë nga ura në ujë, transmeton Telegrafi.
E pas publikimit të pamjeve, shumë komentues kanë kritikuar kinezin të cilin e quajtën me fat – pasi dikush tjetër mund ta pëson me jetë dhe e gjitha kjo u bë falë neglizhencës dhe dëshirës së madhe për t’i kontrolluar mesazhet, në telefon derisa ishte prapa timonit.
Për fat të mirë burri arriti të del me shpejtësi nga vetura, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin me vinç veturën që pothuajse ishte zhytur e tëra në ujë./telegrafi
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...