Sot, një smartphone e kanë edhe fëmijët, por jo kreu i Komisionit Europiane. Duke qeshur Jean Claude Juncker rrëfeu para mediave se telefoni që mban e pas të cilit është lidhur shumë është një Nokia i vjetër.
“Nuk duhet ta them, por po e them, unë ende nuk kam smartphone”, shprehet presidenti 62-vjeçar i KE-së. Këto komente Juncker i bëri gjatë konferencës për shtyp në Bruksel, ku njoftoi së bashku me kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas marrjen e presidencës së radhës së bllokut nga vendi i apasionuar për dixhitalizimit. Duke bërë shaka, Juncker tha se ftesën për të shkuar në Talin, Ratas ia ka dërguar në formën e një kartoline, ashtu siç bëhej në shekullin e 19-të.
Politikani veteran është ish kryeministër i Luksemburgut, por pohon se me tendencat e tij teknofobike nuk do të bëhej dot shef ekzekutiv i Estonisë. Kjo për të do të ishte krejtësisht e pamundur. Estonia konsiderohet si një nga vendet më të dixhitalizuara në botë, dhe i pari që prezantoi votimin në internet.
Juncker nga ana tjetër nuk është zyrtari i parë i këtij niveli që i reziston teknologjisë së avancuar. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është në pushtet që nga biti 2005, nuk ka ende një llogari në Twitter.
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që...
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan...
Plagosje me armë zjarri në Durrës, një 35-vjeçar përfundon n...
PDK e zyrtarizon kandidimin e Shukri Bujës për kryetar të Li...
Zjarr në Fushe Kosove afër ETC-së
Vrasja e Erona Coklit – Mbrojtja e të akuzuarit Valon Aliu k...