Policia japoneze ka deklaruar se më në fund ka arritur të arrestojë një hajdut të pangopur, që vishej si ninxha për të kryer vjedhjet.
Por më befasuese ka qenë, se ai është 74 vjeçar, transmeton portali arbresh.info
Pasi ai mbulonte fytyrën që t’u shmangej kamerave të sigurisë, ai u vu nën vëzhgim më të detajizuar dhe kështu erdhi deri te arrestimi i tij.
Policia beson se ai ka kryer rreth 250 vjedhje në vlerë të 30 milionë jen ( 260 mijë dollarë).
Hetuesit që e vëzhguan “ninxhën”, thanë se ai nuk kishte aspak ndryshim nga shumica e njerëzve të moshuar gjatë ditës.
Pas arrestimit ai ka thënë: “Po të isha më i ri s’do të isha kapur. Tani do heq dorë nga kjo “punë”. Jam plakur, jam 74 vjeç”./arbresh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...