Është një rregull i pa shkruar, i cili ka të bëjë me sjelljet kur përdorim transportin publik.
Ky rregull ka të bëjë me vendin ku jemi ulur, i cili duhet liruar në rast se një i moshuar është në këmbë.
Kështu, duke pretenduar në këtë rregull, një i moshuar ka goditur një pasagjere për shkak se ajo nuk pranoi që t’i lironte vendin.
Ata po udhëtonin në një linjë lokale në Kinë, të mërkurën, kur filluan që të debatojnë.
Burri i moshuar pas debatit qëllon me shpullë gruan, ndërsa persona të tjerë ndërhynë për të qetësuar situatën.
Incidenti ka ngjallur debate në rrjetet sociale.
Disa e mbështetën veprimin e tij ndërsa të tjerë reaguan ashpër.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...