Një ngjarje e habitshme ka ndodhur në Kinë ku në burrë 37 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është paraqitur në spital pasi i kishte ngecur penisi në një vegël pune apo siç njihet çelës anglez. Burri është paraqitur në spital pasi prej 17 orësh ishte përpjekur ta hiqte por pa rezultat.
Penisi i tij ishte shëndrruar në ngjyrë mavi dhe dhimbjet ishin të padurueshme. Mjekët u përpoqën t’ja hiqnin, madje përfshinë edhe zjarrfikësit në proces por pa rezultat. Kështu u desh ndihma e dentistëve për të kryer këtë veprim, transmeton opinion.al
Burri i është nënshtruar një operacioni, për të eliminuar presionin e gjakut, përpara se të hiqnin veglën nga penisi i tij. Pas një ore e gjysmë dentistët erdhën në spital për të kryer procesin shpëtimtar. Ata përdorën frizën e cila funksionon me presion të lartë të ujit. Dentistët u shprehën se kishin hasur një rast të ngjashëm edhe më parë. Arsyet pse burri kishte bërë këtë gjë mbeten të paqarta.

Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...