Një shofer i një makinës sportive luksoze gjermane ka fituar gjyqin kundër një gomari të uritur.
Me 15 shtator të vitit të kaluar, Markus Zahn, e la makinën sportive të tij ngjyrë portokalli në një parking të hapur në Vogelsberg, në Gjermani transmeton portali arbresh.info
Gomari i uritur i quajtur Vitus u ngjit në pjesën e pasme të makinës, ka deklaruar ai, duke i shkaktuar kështu dëme të mëdha.
Gjykata gjeti se pronarët e Vitusit ishin përgjegjës për dëmin e shkaktuar në vlerë prej 5,800 eurosh.
Policia sugjeron se Vitus mund të ketë ngatërruar makinën me një karrotë, ndërsa pronarët ende nuk kanë apeluar në lidhje me rastin.
Pronarët kanë argumentuar se Vitus s’ka qenë fajtor, ndërsa kanë shtuar se Zahn e kishte parkuar makinën e tij, që kushton diku rreth 310,000 euro, pranë sheshit të këmbësorëve.
Rasti ka tërhequr vëmendjen e mediave kombëtare./arbresh.info/
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...