Gjatë inspektimit, oficerët e policisë nga Gloucestershire Constabulary zbuluan se kjo pemë në fakt ishte bimë e kanabisit, transmeton Koha.net.
Kjo bastisje, policinë e çoi në zbulimin e një ferme të vogël kanabisi komplet me pajisje përcjellëse.
“Nuk është një pemë tradicionale e Kërshëndellave! Dy të arrestuar në Cheltenham me dyshimin e kultivimit të kanabisit”, ishte mbishkrimi i fotografisë të cilën e ka postuar policia në Twitter.
Shtëpia në rrugën “Gloucester Street”, Cheltenham, është bastisur të mërkurën dhe një burrë e një grua janë arrestuar nën dyshimin e kultivimit të kanabisit.
Të dytë janë liruar me kusht deri më 8 shkurt, 2017, kur do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten