Akt i paprecedentë i një familjeje në Elbasan. Fluturon mobiljet nga kati i pestë dhe rrezikon jetën e banorëve.
Në një mesazh drejtuar infoelbasanit, qytetarët e tmerruar shkruajnë: “Po iu dërgojmë fotot dhe po ju tregojmë atë çfarë ka ndodhur sot në pallatin tonë. Ne banojmë në një pallat në lagjen “11 nëntori” në Elbasan. Sot në mesditë një nga banorët e pallatit tonë i ka rënë shkurt fare. Ai ka hedhur nga dritarja mobiljet e tij. U tmerruam kur po dëgjonim zhurmat. Nuk guxonim të nxirrnim kokën në dritare se kishim frikë. Dëgjonim zhurmë të madhe. Vetëm kur pamë poshtë divane dhe gjëra të tjera. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Nëse i ka hedhur pa shkak apo do të ndërrojë mobiljet. Por ajo që ka bërë na ka tmerruar të gjithëve. Guxim i madh pasi poshtë pallatit luajnë fëmijë dhe kalojnë edhe njerëz. Zot na ruaj.”
Sipas banorit, mobiljet kanë qëndruar për disa orë në atë vend dhe askush nuk ka bërë gjë.

Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...
Londrimi dhuron spektakël me këngët e saj, reagon Remzije Os...
Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...