Të gjithë ne kemi shije të ndryshme kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një partneri. Disa njerëz preferojnë partner me gjatësi normale, e të tjerëve nuk u interesojnë përmasat…Por, një studim i fundit ka zbuluar një gjë befasuese!
Në veçanti, gratë e shkurtra dhe burrat e gjatë duken vërtetë si çiftet më të mira. Duket e vështirë ta besosh, por ndryshimi në lartësi ka rëndësi dhe madje ndikon në lumturinë e çiftit.
I njëjti studim tregoi se jeta e tyre intime është gjithashtu më e mirë se ajo e çifteve pa dallime të konsiderueshme në lartësi. Në këto çifte ku burri është shumë më i gjatë se gruaja, roli i mbrojtësit sigurisht i shkon burrit ndërsa gruaja ka rolin e zbutjes së konflikteve të brendshme.

“Duket, në fakt, se gratë preferojnë shoqërues më të gjatë për arsye evolucioniste …Në fakt, speciet gjithmonë tentojnë të evoluojnë dhe njeriu më i gjatë është gjithashtu më i fortë, kështu që instinktet tona na thonë që të preferojmë këtë lloj burrash”, deklaroi Dr.Sohn.
Shumë janë të tmerruar nga rezultatet e këtij studimi. Pas leximit të tij disa njerëz konfirmuan që ata kishin një marrëdhënie më të mirë me partnerin e tyre të gjatë sesa në marrëdhëniet e tjera me partnerët normalë. Megjithatë, ekziston një numër shumë i vogël i grave që pretendojnë se janë më të gjata se burrat e tyre dhe pretendojnë se kanë një jetë intime të jashtëzakonshme.
Në këtë pikë ne mund të imagjinojmë vetëm se nuk ka shumë rëndësi kush është më i gjatë i çiftit…Fjala është e juaja…çfarë mendoni? A ju ka ndodhur të takoni një njeri shumë më të gjatë se ju? Si ishte marrëdhënia juaj?
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi