Po pushonin në një dyshek uji, pranë bregut dhe nuk e kuptuan fare sesi i zuri gjumi. Por kur u zgjuan, ishin në det të hapur, më shumë se një kilometër larg plazhit.
Kjo i ndodhi në Salento të Italisë një çifti turistësh zviceranë të moshës 20 dhe 22 vjeç. Të rinjtë, të mbartur nga rryma, u përpoqën të ktheheshin në breg duke notuar, por era që frynte i bëri përpjekjet e tyre të kota.
Kështu, ata bërtitën dhe u përpoqën të tërhiqnin vëmendjen e notuesve, të cilët, pas disa minutash, e vunë re çiftin dhe thirrën për ndihmë. Tani të dy të rinjtë janë mirë. Notarët menjëherë njoftuan rojen bregdetare që u nisën drejt tyre dhe tërhoqën dyshekun në breg. Por situata ishte vërtet e rrezikshme.
“Një aventurë e keqe mbaroi mirë – tha Maurizio Scardia i ndihmës së shpejtë, i cili shtoi se për shkak të shpërqendrimit dhe mosnjohjes së detit, i cili në ditët me erë mund të shtyjë gomonet e dyshekët, peripecia e të rinjve mund të kishte qenë edhe më e rëndë. /tch/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...