Një adoleshent u bë milioner brenda natës, pas një gabimi teknik që rriti vlerën e një çeku të gjyshes së tij.
Dane Gillespie, nga Belfast, u zgjua të mërkurën në mëngjes duke zbuluar 839 milionë paund në llogarinë e tij, shumë më tepër se një ditë më herët, njofton Klan Kosova.
18-vjeçarit i kërkuar nga nëna e tij, Caroline, që të sigurojë një çek prej 8900 paund nga gjyshja e tij, i shlyer nga një shoqëri ndërtimi.
Por, kur studenti kontrolloi llogarinë, mbeti i tronditur duke zbuluar miliona paund.
Gruaja Caroline tha se burri i saj i kishte dërguar menjëherë fotografinë e detajeve të llogarisë bankare dhe ëndrra e tyre ishte të blinin një Porsche.
“Unë i thashë mos u mashtroni, pasi këto nuk janë paratë tona”.
Fatkeqësisht për adoleshentin- gabimi u korrigjua shpejt nga dega e Donegall Place.
Djali u bë milioner vetëm për disa orë para se llogaria e tij të kthehej në normalitet.
Caroline tha: “Nuk mund ta besonim këtë. Djali im mendonte se ishte milioner për disa orë”.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...