Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot Novobërdën.
Përmes një postimi në facebook, Veseli ka shkruar se gjatë këtyre ditëve të bukura të pranverës, është pamje e trishtueshme kur i shikon lokalet të mbyllura, si dhe destinacionet tona turistike si Novobërda të zbrazura, pa gjallërinë e familjeve dhe fëmijëve.
Postimi i plotë:
Gjatë këtyre ditëve të bukura të pranverës, është pamje e trishtueshme kur i shikon lokalet të mbyllura, si dhe destinacionet tona turistike si Novobërda të zbrazura, pa gjallërinë e familjeve dhe fëmijëve.
Qëndrimi në shtëpi është i domosdoshëm për ta kaluar me sukses pandeminë, mirëpo kjo gjë ka bërë që sektori i shërbimeve turistike të dëmtohet më së shumti. Një pjesë e mirë e qytetarëve tanë që punojnë nëpër kafiteri, bare, restorante e hotele kanë mbetur pa punë gjatë kësaj periudhe.
Në pakon ekonomike që ne kemi propozuar, kemi parashikuar që një pjesë e konsiderueshme e fondit të përdoret për t’i ndihmuar bizneset e gastronomisë dhe turizmit, për ta përballuar këtë emergjencë. Prandaj, është e nevojshme që për hir të interesit të përgjithshëm publik të tejkalohen dallimet partiake, e pakoja të miratohet sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës.

Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...