Shumë qytetarë janë mbledhur te “Likenet e Hasit”, në kujtim të rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë.
Aty është parë edhe kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, pjestarë të Forcës së Sigurisë së Kosovë, e shumë ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton arbresh.info.
Në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, më 14 dhjetor 2018 është bërë zbulimi i Pllakës Përkujtimore në nderim të komandantit të Brigadës 113 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij.
Po ashtu janë skalitur në mermerë emrat e të gjithë pjesëmarrësve në këtë fushëbetejë të përgjakshme. Ndërsa pjesa nga kanë udhëtuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është pagëzuar “Shtegu i Lirisë”.
Në mëngjesin e acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia serbe, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.
Më 21 dhjetor të vitit 1998, ata u varrosën në Polac të Drenicës, me nderime ushtarake./arbresh.info/

Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...