Të pakëta janë lëvizjet e qytetarëve në sheshin kryesor në veri të Mitrovicës
Numri më i madh i tyre në mënyrë të organizuar kanë marr rrugën për në Serbi për të votuar në referendumin serb, mbajtja e të cilit nuk u lejua edhe në Kosovë me vendim të Qeverisë së Kosovës.
Automjete të shumta e autobus tashmë janë duke kaluar kufirin në Jarinje më votuesit serbë, raporton arbresh.info.
Kujtojmë se më një rezolutë të votuar nga Kuvendi i Kosovës, është pamundësuar që serbet e Kosovës të votoj për referendumin serbë brenda Republikës së Kosovës.

Për ta, nga Qeveria e Serbisë është vendosur që të votojnë në komunat më të afërta brenda Serbisë, por që janë afër kufirit më Kosovën.
Në orët e mëngjesit dhjetëra serbë kishin protestuar në shenjë revolte për mosmbajtjen e këtij referendumi në Kosovë./arbresh.info/

Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...