Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje me armë në një pompë të derivateve në Drenas.
Sipas policisë, i dyshuari ka njoftuar se dy persona me maska anti-Covid nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur 200 euro.
Policia është duke e hetuar rastin.
“Drenas,20.09.2021 – 22:09. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty ishte ndaluar një veturë pa targa në të cilën kishin qenë dy persona të dyshuar me maska anti Covid. Të dyshuarit fillimisht kishin kërkuar që të furnizohen me derivate e më pas njëri nga ta kishte nxjerr një armë të shkurtë dhe nën kërcënim të armës viktimës i kishte kërkuar para dhe ia kishte marr rreth 200 euro, dhe më pas me veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...