Ekipet e shpëtimit po punojnë gjatë natës në kërkim të të mbijetuarve në qytetin nigerian të Lagos, pasi një bllok 22-katësh i lartë u shemb gjatë ndërtimit.
Të paktën katër persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë të zhdukur, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Një gërmues është në vendngjarje dhe punonjësit e shpëtimit dhe disa vendas po kërkojnë nëpër rrënoja dhe metale të përdredhur. Deri më tani janë gjetur katër të mbijetuar.
Ekipet e shpëtimit kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe deri tani kanë shpëtuar 4 persona, por numri i të bllokuarve është shumë i madh kështu që ekziston frika që bilanci i viktimave do të rritet ndjeshëm.

Se çfarë e shkaktoi shembjen dhe sa njerëz janë të bllokuar nën rrënoja mbetet e paqartë.
Ndërkohë, autoritetet lokale kanë urdhëruar një hetim për shembjen dhe janë zotuar të bëjnë publik raportin përfundimtar. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...