Dimri me gjasë ka arritur pak më herët në Romë, pasi një stuhi e madhe breshëri ka shkaktuar kërdi në mesin e banorëve.
Fotografitë e marra nga kryeqyteti italian, Roma, tregojnë rrugët e mbushura me akull dhe me makina të bllokuara në rrugë, transmeton portali arbresh.info
Gjatë motit të keq, disa shoferë u detyruan të braktisin makinat e tyre në mes të rrugës.
Ujërat e akullta dhe copa të breshërit kishin filluar të rrjedhin edhe nëpër shkallë levizëse në një stacion treni nëntorkësor në qytet.
Zjarrfikësit iu përgjigjën incidenteve të ngjashme në Firence dhe Pisa dhe në pjesët e Italisë veriore, duke përfshirë Milanin, ku erërat e forta kishin prerë pemë.
Në Bolonja u ndërprenë të gjitha fluturimet për shkak të motit të keq./arbresh.info/

34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave pirami...
“Unë doja lekët, hajde mirupafshim”, Rogerti i zhgënjyer pas...
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë