Policia anulon koncertin e Nismës në sheshin e Prishtinës për Pavarësi

15:09 | 17 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Policia e Kosovës ka ndaluar mbajtjen e koncertit të paralajmëruar nga Nisma Socialdemokrate ppër nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Nga pamjet që ka siguruar arbresh.info, shihet se Policia e Kosovës ka kërkuar nga organizatorët që ta anulojnë koncertin e tyre, teksa kanë urdhëruar nga ta largimin e binës së vendosur paraprakisht.

Përkundër përpjekjeve të organizatorëve që ta ndërrojnë pozicionin e binës, në mënyrë që t’u lejohet koncerti, Policia e Kosovës përsëri nuk i lejoi.

Arsyet e anulimit nga ana e organeve të rendit ende nuk janë bërë të ditura.

Koncerti ishte paraparë të fillojë nga ora 14:30./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme