Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të organizatës Rotary International, të kryesuar nga presidenti Shekhar Mehta.
Në takim me rotarianët janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit. Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetje posaçërisht në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.

Kurse presidenti Mehta ka theksuar se kjo organizatë ka interesim ta mbështesë sektorin e shëndetësisë me trajtimin e fëmijëve që kanë probleme specifike shëndetësore, trajnimin e stafit shëndetësor, sikurse edhe digjitalizimin në sektorin e arsimit.

Të dy palët u daokorduan për vazhdimin e komunikimit me qëllim që të gjinden mënyrat për realizimin e ndihmës në këta sektorë, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
Prezantohet Jeep Recon