Ngatërrohet Lajçak, thotë se po fillojnë bisedimet “Beograd-Serbi”

20:24 | 9 Qershor 2020
Arbresh.info

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbledhur ekipin për herë të parë në Bruksel.

Këtë ai e bëri të ditur në Twitter.

Mirëpo në njoftimin të cilin e publikoi u vërejt një gabim në raport me Kosovën, pasi aty thuhej se po diskutojnë për punën e tyre në bisedimet në mes të ‘Beogradit dhe Serbisë’, shkruan arbresh.info

“Ekipi im në Bruksel si i dërguar special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera në Ballkan. Sot u takuam për herë të parë me të gjithë pjesëtarët. Diskutuam për punën që na pret në muajt në vazhdim”, shkroi Lajçak në Twitter.

E këtë gabim Lajcak e përmirësoi pasi i reagoi dikus.

“Z. Lajçak paq fat me dialogun në mes të Beogradit dhe Serbisë, sepse ai është më i vështirë se dialogu Beograd-Prishtinë”, i shkroi analisti Naim Leo Besiri.

Ndryshe,  ditëve në vijim Miroslav Lajçak  pritet të vijë për herë të parë për vizitë në Kosovë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme