Në Jarinjë rruga vazhdon të mbetet e bllokuar, situata e qetë

18:24 | 21 Shtator 2021

Rruga afër kalimit kufitar Kosovë-Serbi në Jarinjë, vazhdon të mbetet e bllokuar nga serbët, si shenjë proteste kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat e veturave.

Gjendja atje siç raporton gazetarja e arbresh.info, është e qetë.

Policia e Kosovës është duke qëndruar në atë pjesë që nga e hëna, kur edhe rruga është bllokuar.

Masa e reciprocitetet it po zbatohet në tërësi në pikat tjera, përveç në Bërnjak dhe Jarinjë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara