Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar Komunën e Istogut, me ç’rast është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për projektet e bashkëfinancuara nga MAPL, ecurinë e tyre dhe projektet të cilat do të financohen nga MAPL në të ardhmen në Komunën e Istogut.
Gjithashtu, Ministri Krasniqi i shoqëruar nga nënkryetari për komunitete i Komunës së Istogut, Valmir Rama ka vizituar Rrugën “Perëndimi” në Gurrakoc, Rrugën “Alush Aga” në Zallq dhe Rrugën “Livadhet e thata” në Shalinovicë.
MAPL do të vazhdojë të mbështes Komunat dhe grupet e margjinalizuara duke synuar pëmirësimin e kushteve të qytetarëve pa dallim./arbresh.info/

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...