Meta i dhuron Grenellit një libër, e fton ta eksplorojë Shqipërinë e bukur

12:57 | 2 Gusht 2021

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, takoi këtë mëngjes ish-ambasadorin amerikan, Richard Grenell.

“Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri”, shkruan Meta në Facebook.

Përpara vizitës të tij në Jug të vendit Meta i dhuroi librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare.

“Pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, shkruan presidenti Meta./arbreh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara