Fluksi i madh i mërgimtarëve ka krijuar kolona të gjata nëpër pikë kalimet kufitare, kryesisht në dalje të Kosovës.
Në mëngjesin e kësaj mërkure, pika më e ngarkuar është në Merdarë, ku pritjet për të dal nga Kosova për në Serbi zgjasin deri 1 orë e gjysmë, dhe kolona është e gjatë 500 metra, shkruan Arbresh.info.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, duhen 15 deri 20 minuta.
Pikë e ngarkuar është edhe të Dheu i Bardhë, ku mërgimtarëve po u bie të presin deri një orë për të dal nga Kosova.
Kurse, 20 deri 30 minuta po zgjasin pritjet për të hyrë në Kosovë.
Pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim./Arbresh.info/
Për të parë gjendjen në pikat kufitare, kliko KËTU

Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit