Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci, priti në zyrën e tij Gjeneral Brigade, Joachim Hoppe dhe Gjeneral Brigade Ralf Hammerstein, Drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Gjenerali Hoppe këto ditë e përfundon mandatin si Drejtor i NALT dhe këtë detyrë do të fillojë ta ushtroj Gjeneral Hammerstein.
Kurti falënderoi atë për qasjen e vazhdueshme bashkëpunuese dhe konstruktive me institucionet e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë, për mbështetjen e pakursyer të tij dhe ekipit të tij për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Gjeneral Hoppe gjatë mandatit të tij së bashku me ekipin e tij dha kontribut të theksuar në hartimin e politikave të mjekësisë ushtarake si dhe fusha të tjera që ndërlidhen me planifikimin strategjik në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK.
Ai tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë duke ecur në drejtimin e duhur në përputhje me planet e tyre zhvillimore dhe se këshillimi për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së po bëhet në përputhje me standardet e vendeve të NATO-s.
Teksa falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin e ngushtë.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti e uroi Gjeneralin Hammerstein për detyrën dhe përgjegjësinë e re si Drejtori i NALT dhe e siguroi atë që bashkëpunimi me ekipin e NALT do të vazhdojë me synim avancimin e mëtejmë./arbresh.info/




Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...