Google ADS

Kurti: Këto automjete uroj të përdoren në të mirë të vendit, rajonit dhe më gjerë

11:24 | 30 Gusht 2021
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, në emër të Qeverisë së Kosovës ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës së një ndër sponsorizuesit më të mëdhenj të modernizimit të ushtrisë së Kosovës.

“Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë së Kosovës rol strategjik luajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në emër të qeverisë së Kosovë i shprehi mirënjohje ShBA-së”, është shprehur Kurti.

Këto komente ai i bëri në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të ShBA-së me automjete ushtarake të blinduara, të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

“Automjetet e blinduara do të përdoren në mënyrën më të mrië për sigurinë e vendit, rajonit dhe më gjerë”, deklaroi Kurti.

Në ceremoni po marrin pjesë përfaqësues vendor e të huaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme