Ja si duken targat “Prova” që po vendosen në kufij

09:55 | 20 Shtator 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendimin përmes të cilit obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi që hynë në fuqi nga sot, parasheh po ashtu që pajisja me targat e përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.

Shoferët e mjeteve me targa të përkohshme obligohen t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe prapa.

“Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë. Taksa për targa të përkohshme është pesë euro. Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim, i Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit”, thuhet në vendim./arbresh.info/

Kosova zbaton marrëveshjen e 2016’tës për targat, Policia vendoset në mbikqyrje në pika kufitare

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara