Këngëtarja, Era Istrefi është rikthyer fuqishëm në skenën e muzikës dhe tashmë ka publikuar disa projekte që janë mirëpritur nga fansat e saj.
Së fundmi artistja po shijon suksesin e bashkëpunimit të ri që solli me reperin, Buta “5 AM”.
Kënga u soll edhe me videoklip, në të cilin Era dukej si përherë në formë të mirë dhe e veshur me shumë stil.
Ndërsa, sot autorja e hitit “Bon bon” ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit të fundit.
Era dukej provokuese dhe tejet atraktive në disa veshje të ndryshme teksa të shumta ishin edhe pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj.
Ndërkohë, theksojmë që krahas projekteve, Istrefi iu është rikthyer edhe performancave me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.
“5AM” përndryshe u publiku më 10 nëntor dhe deri më tani ka grumbulluar gati gjysmë milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.




Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...