Deputetet e Vetëvendosjes dalin në Kuvend me rroba të bardha

11:20 | 22 Mars 2021
A Z

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca konstituive e legjislaturës së tetë.

E, deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani dhe deputetet nga lista e saj, kanë vendosur të veshin rroba me ngjyrë të bardhë.

Mëngjesin e sotëm, Vjosa Osmani dhe Arbërie Nagavci para seancës së Kuvendit, i janë referuar ditës së sotme si “Ditë e bardhë”, ndoshta edhe kjo është arsyeja e kostumit të bardh./arbresh.info/

 

Të ngjashme