15-vjetori i Pavarësisë, bëhet ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës

09:14 | 17 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë. sot është bërë ngritja solemne e flamurit shtetëror të Kosovës, në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni solemne shtetërore, morën pjesë krerët shtetërorë, si: kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Përveç këtyre, në këtë ceremoni mori pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili që nga dita e djeshme po qëndron në Kosovë.

Me rastin e Pavarësisë, presidentja Osmani ka shkruar nga kjo ceremoni se “Republika e Kosovës është e përjetshme”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme