Ka përfunduar takimi ndërmjet Italisë dhe Spanjës.
Ndeshja në pjesën e parë ishte dinamike, megjithatë spanjollët patën iniciativën dhe rastet ndërsa italianët dukeshin paksa të çkoordinuar si skuadër.
Spanja ishte skuadër më dominuese në pjesën e parë, ndërsa Italia nuk pati ndonjë rast deri në fundin e pjesës së parë ku Emerson qëlloi shtyllën.
Në pjesën e dytë, Spanja pati posedimin e topit, por ishte Italia e cila doli në avantazh.
Gjithçka nisi nga Donnarumma i cili nisi një kudnërsulm në min 59′, ku Chiesa shfrytëzoi një rast të mirë dhe shënoi një gol spektakolar me një gjuajtje fantastike.
Mirëpo kur dukej se italianët do të mbaheshin, në skenë doli Alvaro Morata i cili shënoi golin e barazimit në min 80′ nga një asistim nga Olmo.
Rezultati pas 90 minutash, Italia 1-1 Spanja./Lajmi.net/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja