11 kompani kineze janë shtuar në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kompanitë kineze abuzojnë me të drejtat e njeriut në provincën perëndimore të Kinës, Ksinjiang, transmeton arbresh.info.
Pekini është përballur me kritika të ashpra për vendosjen e mbi 1 milion ujgurëve dhe anëtarëve të grupeve të tjera etnike, kryesisht myslimane, në kampe përqendrimi, që nga viti 2017.
Kina thotë se kampet janë qendra të riedukimit dhe trajnimit, të nevojshme për të luftuar separatizmin dhe ekstremizmin islamik.
Departamenti amerikan i Tregtisë tha se kompanitë e futura në listë të zezë, i kanë detyruar ujgurët dhe të tjerët të bëjnë punë të ndryshme.
Ato përfshijnë kompani të tekstilit dhe teknologjisë, si dhe dy firma për kryerjen e analizave gjenetike, që përdoren për të shtypur grupet e pakicave.
“Pekini promovon në mënyrë aktive praktikën e qortueshme të punës së detyrueshme dhe të skemave abuzive të mbledhjes dhe analizimit të ADN-ve, për të shtypur qytetarët e saj”, tha sekretari amerikan i Tregtisë, Ëilbur Ross.
Kina nuk ka reaguar ende, por në të kaluarën, ajo e ka akuzuar SHBA-në për ndërhyrje në punët e brendshme të saj.
SHBA-ja deri më tash ka pasur në listë 37 kompani kineze, për arsye të ngjashme. /arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...