Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim zyrtarët nga Zyra e Prokurimit në “Trepça” Sh.A, Bajram Jashari, Jusuf Jusufi, dhe Naser Bajrami, të cilët janë larguar përkohësisht nga puna me datë 20 dhjetor 2019, nga kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Basri Ibrahimi, përcjellë arbresh.info
Në këtë takim zyrtarët në fjalë, kanë njoftuar kryetarin Bahtiri për shqetësimet e tyre në lidhje me vendimin mbi largimin e përkohshëm nga puna të katër zyrtarëve të Zyrës së Prokurimit në ndërmarrjen “Trepça” Sh.A.
Zyrtari i Prokurimit në “Trepça” Sh.A, Bajram Jashari, theksoi se vendimi për largim të përkohshëm nga puna, ka ardhur si shkak i një tenderi për shujtat e punëtorëve të “Trepçës”, me ç’ rast ka fituar kompania “Beni Dona Plast” Sh.P.K, të cilin e ka përzgjedhur komisioni i përbërë prej 5 anëtarëve.
“Kryeshefi ekzekutiv Basri Ibrahimi së bashku me auditorin Kujtim Saraqi kanë bërë presion tek ne që ky tender ti jepet operatorit NTP “Verona”, e jo “Beni Dona Plast” Sh.P.K, dhe ne kemi vepruar në bazë të ligjit dhe nuk kemi lejuar të shfuqizohet vendimi i komisionit vlerësues. Ku me këtë rast pa ndonjë paralajmërim dhe me një vendim absurd duke u bazuar tek një gabim teknik, i cili është përmirësuar tek kontrata tjetër, si dhe pa vendim të komisionit disiplinor, kryeshefi ekzekutiv i “Trepçës” ka marrë vendim të na largoj përkohësisht nga puna”, tha ndër të tjerash zyrtari i Prokurimit në “Trepçë”, z. Jashari.
Po ashtu i njëjti potencon se katër zyrtarët e larguar përkohësisht nga puna iu kanë drejtuar komisionit disiplinor me ankesë të bazuar, gjë që ata kanë vendosur për kthimin e tyre në punë, ku kryeshefi ekzekutiv z. Ibrahimi nuk e ka respektuar këtë vendim duke i larguar ata nga zyra.
Ndërsa kryetari Bahtiri pasi dëgjoi shqetësimet e zyrtarëve, tha se Trepça si kombinat i fuqishëm ekonomik është keqpërdorur e keqmenaxhuar nga menaxhmentet e tij, dhe se vendimet e tyre ishin më shumë politike se sa profesionale e zhvillimore për këtë ndërmarrje.
Gjithashtu kryetari Bahtiri kërkon nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të ketë ndikim dhe shtrijë autoritetin që ka, në mënyrë që të ndërmerren masa në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi./arbresh.info/

Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...