Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka pasuri afër 1.5 milionë euro.
Ajo në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se kjo pasuri është në pronësi të përbashkët, shkruan arbresh.info.
Balaj-Halimaj ka tri shtëpi, njërën në vlerë 220 mijë euro me sipërfaqe prej 210.00 m2, e blerë nga kursimet në vitin 2007.
Njërën me sipërfaqe prej 250 m2 në vlerë 75 mijë euro, dhe një tjetër 39 mijë euro.
Një tokë në vlerë 760 mijë euro, dhe një tjetër në vlerë 280 mijë euro.
Gjithashtu në pronësi të përbashkët ka deklaruar edhe dy vetura, njërën në vlerë 8 mijë euro dhe një tjetër 5 mijë euro.
Ajo ka aksione edhe në katër shoqëri komerciale.
Ndërsa, para të gatshme të mbajtur në institucionet financiare Balaj-Halimi ka vetëm 35.94 euro, ndërsa bashkëshorti i saj ka 530 euro. Ajo ka edhe një kredi në vlerë 25 mijë euro./arbresh.info/


Valon Berisha refuzon ofertën e gjigantit boshnjak, pret ops...
Casemiro do të largohet nga Manchester United në fund të kët...
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...