Zyra Kombëtare e Auditimit ka hapur tender për përkthimin e disa raporteve dhe dokumenteve.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se përkthimi i dokumenteve do të bëhet në dy gjuhë, shkruan arbresh.info.

E për kontratën më titull “”Shërbime të përkthimit të raporteve dhe dokumenteve tjera në të dy gjuhet Serbe dhe Angleze për Zyrës Kombëtare të Auditimit’” është planifikuar të shpenzohet shuma prej 45 mijë euro.
Ndërsa kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj apo 3 vite por aty thuhet gjithashtu se përkthimi do të bëhet për afër 1 milionë fjalë ose saktësisht 980,000 (nëntqindetetëdhjetëmijë) fjalë.
Në njoftimin për kontratë gjithashtu ceken edhe kushtet e pjesëmarrjes ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një dha kriteret për dhënie të kontratës. Aty thuhet edhe se afati i fundit për pranim të tenderëve ka qenë 9 janar 2020./arbresh.info/

Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...