
Serbian President Aleksandar Vucic listens Turkey's President Recep Tayyip Erdogan during a joint news conference in Belgrade, Serbia, Monday, Oct. 7, 2019. Turkish President Recep Tayyip Erdogan said Monday in Belgrade that Turkey will continue to play a "constructive role" in boosting stability in the Balkans where it maintains historic influence stemming from the centuries-long Ottoman rule. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Masat e fundit të vendosura nga Qeveria e tashmë ish-kryeministrit Albin Kurti i shkaktojnë një milion euro humbje në ditë Serbisë. Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se “kjo që ata bëjnë është çmenduri”.
“Nuk e kuptoj si e paramendojnë ata jetën në shekullin 21 kur nuk ka lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe këtë gjë e kanë dënuar të gjithë. Të shohim se çka do të bëjë Qeveria e re e Prishtinës”, ka thënë Vuçiq të mërkurën në Novi-Pazar.
Vuçiqi ka thënë edhe se situata aktuale në Amerikë nuk nënkupton se Uashingtoni do të humbasë interesimin për çështjen e Kosovës, dhe ka shtuar se kohë pas kohe këmben mesazhe me emisarin Richard Grenell, ndërsa pak ditë më parë tha se është dëgjuar edhe me të dërguarin evropian, Miroslav Lajçak, dhe se interesimi evropian po rritet.
“Fuqitë e mëdha gjithmonë janë përzier në çështjet ballkanike, por vendimet do t’i marrë populli dhe udhëheqja e shtetit, ndërsa ne duhet të bisedojmë me të gjithë”, ka thënë Vuçiqi.
Vuçiqi ka thënë edhe se kushti për rifillimin e dialogut me Kosovën është “që të mos ekzistojnë kurrfarë taksash, kufizimesh për kalim të lirë të mallrave, kapitalit dhe njerëzve”./koha
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...